Studentja e Shkencave Kompjuterike në UBT, Erijona Muji, ka nisur një eksperiencë profesionale në Fraunhofer Institute for Integrated Circuits
02/12/2025Studentja e Shkencave Kompjuterike në UBT, Erijona Muji, ka nisur një eksperiencë profesionale në Fraunhofer Institute for Integrated Circuits (IIS) në Erlangen, Gjermani.
Erijona është angazhuar në HF and Communication Systems Department, duke punuar në ekipin e GUI për sistemet e integruara dhe kontribuon në zhvillimin e ndërfaqes grafike të përdoruesit për një projekt kërkimor mbi komunikimin dhe teknologjitë e frekuencave të larta.
Roli i saj përfshin zhvillimin e komponentëve front-end dhe përmirësimin e përdorshmërisë së aplikacionit, në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierë ndërkombëtar për një ndërfaqe funksionale dhe efikase. Përkushtimi dhe profesionalizmi i Erijonës dëshmojnë aftësitë e saj dhe cilësinë e arsimimit në UBT në nivel ndërkombëtar.