
Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali
17/10/2025Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.
Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.