
UBT ofron bursa 20% për punonjësit e institucioneve kyçe në programet Master
05/09/2025UBT ka prezantuar një iniciativë të re që synon të fuqizojë dhe mbështesë punonjësit e institucioneve kyçe të vendit, përmes ofrimit të bursave 20% për programet Master në disa fusha me rëndësi të veçantë.
Kjo nismë vjen si pjesë e përkushtimit të UBT-së për të krijuar ura mes arsimit cilësor dhe tregut të punës, duke i ndihmuar profesionistët që të avancojnë njohuritë e tyre dhe të kontribuojnë më fuqishëm në fushat ku shërbejnë.
Në kuadër të kësaj nisme, punonjësit e institucioneve të ndryshme do të mund të përfitojnë nga bursa 20% në tarifat e regjistrimit për programet Master si më poshtë:
- E Drejta Komerciale – 20% bursë për të gjithë punonjësit/zyrtarët që punojnë në institucionet e drejtësisë.
- Shkenca Politike – 20% bursë për anëtarët e Akademisë së Policisë, FSK-së dhe të gjithë shërbyesit civilë.
- Studime të Sigurisë – 20% bursë për anëtarët e Akademisë së Policisë, FSK-së dhe të gjithë shërbyesit civilë.
- Shëndet dhe Aktivitet Fizik – 20% bursë për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe sportistët.
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – 20% bursë për të gjithë punonjësit/zyrtarët që punojnë në institucionet bankare private dhe publike.
- Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – 20% bursë për të gjithë teknologët, nutricionistët dhe infermierët.
Arsimi i lidhur ngushtë me praktikën
UBT ka ndërtuar një traditë ku studimet nuk kufizohen vetëm në teori, por kombinohen me praktikë, kërkim shkencor dhe projekte konkrete. Studentët e programeve Master marrin pjesë në praktika profesionale, shkëmbime ndërkombëtare, vizita studimore, si dhe ndjekin ligjërata nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.
Në këtë mënyrë, bursat nuk janë vetëm një ulje e kostos së studimeve, por një investim i drejtpërdrejtë në karrierën dhe të ardhmen profesionale të secilit kandidat.
UBT – lider në rangimet botërore
Sukseset ndërkombëtare të UBT-së janë të shumta: në rangimin prestigjioz World University Rankings for Innovation (WURI 2025), UBT është renditur përkrah universiteteve si Harvard, MIT, Stanford e Oxford, duke u pozicionuar lart në kategori të rëndësishme si ESG Trend, Funding for Sustainability dhe University Brand and Reputation. Po ashtu, vetëm pesë institucione në botë janë përzgjedhur si finalistë të Triple E Awards – Universiteti i Angazhuar i Vitit, dhe UBT është një prej tyre, duke dëshmuar ndikimin e tij global në inovacion dhe zhvillim shoqëror.
UBT prej vitesh është ranguar në mënyrë të vazhdueshme në rangime prestigjioze ndërkombëtare, duke dëshmuar cilësinë dhe inovacionin e tij. Institucioni është pozicionuar lart në GreenMetric World University Ranking për qëndrueshmëri mjedisore, në WURI – World University Rankings for Innovation për inovacion dhe revolucionin e katërt industrial, si dhe në SCImago Institutions Rankings për kërkimin shkencor dhe impaktin shoqëror. Po ashtu, në Webometrics, UBT është konfirmuar si institucioni më i mirë privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare.
UBT i inkurajon të gjithë profesionistët që i përkasin kategorive të përmendura të mos e humbin këtë mundësi. Regjistrimet janë tashmë të hapura dhe vendet e limituara, andaj nxitoni dhe siguroni vendin tuaj.
Për më shumë informacion, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare të UBT-së: APLIKO TANI ONLINE!