
UBT dhe Universiteti Corvinus i Budapestit me projekte konkrete në vitin 2015/2016
28/07/2015Prof. Dr.Zoltan Lakner nga Universiteti Corvinus i Hungarisë qëndroi për një vizitë në UBT, ku u prit nga rektori, prof.dr. Edmond Hajrizi.
Qëllimi i vizitës ishte krijimi i një plani pune për projektet që do të zhvillohen së bashku në vitin akademik 2015/2016.
Dr.Lakner, gjatë qëndrimit në UBT, mbajti edhe një ligjëratë.
UBT dhe Universiteti Corvinus kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi, i cili krijon mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe të mësimdhënësve, ofrimin e studimeve të doktoratës, bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve e një varg fushash të tjera të bashkëpunimit