Në Kolegjin UBT, Programi Master në Shkenca Politike ofrohet përmes një qasjeje dinamike dhe të orientuar drejt studentit, që pasqyron praktikat më të mira evropiane dhe kërkesat bashkëkohore të industrisë.
a) Rezultatet e të Nxënit
Programi ndërtohet mbi Rezultate të të Nxënit të Programit (PLOs) të përcaktuara qartë dhe të harmonizuara me misionin dhe objektivat strategjike të UBT-së, si dhe me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për Arsimin e Lartë (EHEA) dhe Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). Këto rezultate ndahen në Njohuri, Aftësi, dhe Kompetenca, dhe synojnë të sigurojnë që të diplomuarit të jenë të përgatitur për sfidat e tregut në fushën e Shkencave Politike në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.
b) Kurrikula dhe Progresi i sudentit
Programi është i ndërtuar me një rrjedhë logjike që fillon me koncepte themelore dhe zhvillohet drejt temave të avancuara dhe të specializuara. Nga semestri i parë, studentët fitojnë njohuri filozofike, gjeopolitike dhe strategjike, ndërsa në semestra të mëvonshëm trajtojnë tema teorite të sigurisë, Siguri Rajonale e kombëtare, çështje të sigurisë së Kosovës, statististikë, Siguri Ndërkombëtare. Rrjedha e kurseve siguron që çdo lëndë paraprake përgatit studentin për sukses në lëndët pasuese.
c) Qasje e Orientuar drejt Studentit
Programi thekson përputhjen konstruktive të rezultateve të të nxënit me aktivitetet mësimore dhe metodat e vlerësimit. Metodologjia përfshin:
Gjithashtu, vizitat aktivitete me ekspertë të huaj dhe ligjëratat nga profesionistë të industrisë vendore janë pjesë integrale e përvojës mësimore.
ç) Mësim për Popullatë të Larmishme Studentore
Metodat e mësimdhënies janë të përshtatura për të mbështetur një gamë të gjerë studentësh, përfshirë studentët me kohë të plotë, ndërkombëtarë, të rritur dhe ata me vështirësi në të nxënë ose aftësi të kufizuara. Përdorimi i mësimit të kombinuar (blended learning) dhe formateve alternative të vlerësimit siguron përfshirje dhe fleksibilitet.
d) Vlerësimi
Metodat e vlerësimit janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e të nxënit dhe sigurojnë vlerësim objektiv dhe të drejtë. Studentët vlerësohen përmes provimeve, projekteve, analizave ligjore dhe eseve kërkimore. Ata marrin feedback në kohë, me udhëzime konkrete për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.
dh) Praktika Profesionale
Programi përfshin 9 ECTS të praktikës profesionale, e organizuar në bashkëpunim me Institutcione dhe organizata të industrisë në fushën e Shkencave Politike e Studimeve të Sigurisë. Studentët mbështeten nga mentorë akademikë dhe supervizorë në terren, me objektiva të qarta të të nxënit. Partnerët përfshijnë kompani si: