Programi i studimit mbështetet përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë. Këto partneritete ndërkombëtare zhvillohen në disa fusha kryesore:
UBT merr pjesë në programet e shkëmbimit të studentëve të Bashkimit Evropian si Erasmus Plus dhe CEEPUS. Studentëve të interesuar për mobilitet semestral apo vjetor u ofrohet mundësia për të ndjekur studimet në institucione partnere jashtë vendit. Fakulteti njeh plotësisht kreditë akademike të fituara në institucione dhe programe të barasvlershme.
UBT ka mbi 300 partneritete me universitete dhe institucione të ndryshme në mbarë botën.