Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit e nivelit të parë të UBT Startup School në Prizren

02/07/2025

Më 1 korrik 2025, në Parkun Inovativ të Prizrenit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses nivelin e parë të Shkollës së Ndërmarrësisë – UBT Startup School, organizuar nga UBT dhe Quality Kosova, me mbështetjen financiare të GIZ Gjermane.

Në këtë aktivitet, 24 studentë morën certifikatat e tyre, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt zhvillimit të aftësive ndërmarrëse dhe inovative.

Në emër të UBT-së, një fjalë rasti mbajti Dr. Besnik Skenderi, Drejtor për Produkte dhe Shërbime Profesionale në UBT, i cili theksoi rëndësinë e përkrahjes së të rinjve në ndërtimin e ideve dhe nismave të reja të biznesit.

Në ceremoni mori pjesë edhe Nehat Islami, këshilltar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Sektorit Privat nga GIZ Gjermane, i cili përgëzoi të rinjtë për angazhimin dhe entuziazmin e tyre.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe Dr. Zef Dedaj dhe Dr. Vehbi Sofiu, të cilët përkrahën iniciativën dhe ndanë vlerësime pozitive për nivelin dhe përmbajtjen e trajnimit.

Pjesëmarrësit u shprehën se trajnimi ka qenë shumë i vlefshëm dhe se njohuritë dhe aftësitë e fituara tashmë po i zbatojnë në mënyrë praktike në projektet e tyre personale dhe profesionale.