
Rektori Hajrizi zhvillon një vizitë zyrtare në Komunën e Pejës
19/06/2025Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga stafi i UBT-së, zhvilloi një vizitë zyrtare në Komunën e Pejës, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Takimi u përqendrua në mundësitë për investime dhe zhvillim në fusha kyçe si arsimi dhe sporti. Diskutimet u fokusuan në mundësinë e krijimit të një partneriteti strategjik që do të kontribuonte në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive të qytetit, me një theks të veçantë në mbështetje për sporte si xhudo, ku Peja ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
UBT përmes degës në Pejë kontribuon në projekte që do të nxisin zhvillimin e arsimit dhe inovacionit në Pejë, duke e pozicionuar këtë qytet si një qendër të rëndësishme për edukimin dhe teknologjinë në rajon.
UBT do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Pejës dhe nismat që përmirësojnë mundësitë arsimore dhe profesionale për të rinjtë, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për komunitetin e Pejës dhe për zhvillimin e tij të qëndrueshëm.