Infrastruktura

UBT ofron një ambient modern dhe të përshtatshëm për zhvillimin e studimeve të avancuara në fushën e së drejtës tregtare. Infrastrukturat e pajisura me teknologji të fundit përfshijnë:

  • Salla moderne mësimi, të pajisura me mjetet e nevojshme audiovizive dhe teknologjitë më të avancuara për mbështetje të mësimdhënies interaktive.
  • Biblioteka digjitale dhe fizike, me qasje në burime të pasura akademike, libra, revista shkencore dhe baza të dhënash juridike, që sigurojnë mbështetje të plotë për kërkimin dhe studimet. Studentët kanë qasje në burime akademike të nivelit të lartë, përfshirë baza të dhënash prestigjioze si Scopus dhe Web of Science, që mbështesin kërkimin dhe punën akademike cilësore.
  • Laboratorë kompjuterikë me softuer profesional për analizë ligjore dhe kërkim akademik.
  • Qendra për shërbime studentore, ku studentët mund të marrin ndihmë për çështje akademike, këshillim karriere dhe mbështetje profesionale.
  • Mjedise për punë në grupe dhe diskutime, që nxisin bashkëpunimin dhe zhvillimin e aftësive praktike midis studentëve.

Infrastruktura moderne e UBT-së përbëhet nga kampuse të shumta, duke përfshirë:

  • Kampusi i Inovacionit në Lipjan: 37,132 m² hapësirë, që përfshin amfiteatro, laboratorë, klasa, studio, një bibliotekë, një klinikë dentare, salla klinike, qendra këshillimore, salla përkthimi dhe salla leximi.
  • Qendra në Prishtinë Dukagjini: 5,000 m² hapësirë me 19 salla të dedikuara për mësimdhënie dhe aktivitete studentore.

Programi Master në të Drejtën Tregtare (LLM) përdor posaçërisht klasat në Qendrën Prishtina Dukagjini, e cila ofron një ambient modern dhe funksional që i plotëson nevojat për mësimdhënie cilësore dhe bashkëpunim akademik.