UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit

25/02/2015

Rektori i UBT-së, dr.Edmond Hajrizi ka qëndruar në Budapest të Hungarisë. Me këtë rast ai ka vizituar Universitetin për Teknologji dhe Ekonomi. Ai ka diskutuar me Rektorin e këtij universiteti, Prof. Dr. Gábor Péceli, për një varg çështjesh me interes për të dyja palët. Gjithashtu, ai ka prezantuar punën që bëhet në UBT, ndërsa ka folur me theks të veçantë për bashkëpunimet ndërkombëtare, fushë në të cilën UBT është institucion prijatar jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon dhe më gjerë.

Me këtë rast, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit për Teknologji dhe Ekonomi të Budapestit, që përfshin një varg fushash me interes si për studentët ashtu edhe për stafin pedagogjik të të dy institucioneve.

Universiteti  për Teknologji dhe Ekonomi i Budapestit është i themeluar në vitin 1782 dhe është një ndër universitetet më të mëdha e më të njohura në Hungari.