
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Freibergut në Republikën Federale të Gjermanisë
20/02/2014Prishtinë, 20 shkurt 2014- Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, profesori i njohur gjerman Prof. Dr.- Ing. Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut, për disa ditë me radhë po qëndron në Republikën e Kosovës, gjegjësisht në UBT, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në një takim të veçantë me Prof. Dr.-Ing. Thomas A. Bier, nënshkruajten marrëveshjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të UBT-së dhe Universitetit të Freibergut.
Më konkretisht marrëveshja në fjalë do të mundësoje shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, të organizojnë seminare të përbashkëta dhe takime tjera akademike për çështje shkencore dhe hulumtuese, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, konferenca, aktivitete lidhur me kurset dhe akademike verore përkatëse dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet, si dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike- laboratorike.
Përveç tjerash, pas nënshkrimit të marrëveshjes, mysafiri nga Gjermania së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së, mjediset mësimore, laboratorët dhe infrastrukturën përcjellëse duke shprehur admirim për të arriturat e UBT-së në rrugën e zhvillimit dhe rritës akademike. Po ashtu edhe presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, me theks të veçantë ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së prej fillimit të punës së saj.