Zhvilloni aftësitë tuaja duke ndjekur trajnimin për SPSS në UBT

21/03/2022

UBT përmes zhvillimit të shkollave profesionale dhe trajnimeve po ofron zhvillim profesional për të gjithë të interesuarit në fusha të ndryshme për një kohë të shkurtër.

 

Kësisoj, UBT është duke zhvilluar trajnimin për SPSS, nga ku ata që janë të interesuar dhe kanë të bëjnë me hulumtime sasiore, përdorin pyetësorët, të rinjtë dhe punonjësit e institucionet publike apo private, do të mund të ndjekin këtë trajnim.

 

Ky trajnim ofrohet nga UBT me kushte moderne infrastrukturore, përmes profesionistëve dhe ekspertëve më të mirë që ka vendi në këtë fushë, në mënyrë që studentët dhe të rinjtë të aftësohen sa më mirë dhe të bëhen gati për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

 

Apliko tani: Aplikimi për SPSS