Zhvillimi i turizmit në Kosovë në fokus të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Turizmit

21/07/2022

Akademia Ndërkombëtare Verore e Turizmit, në kuadër të “Global UBT Fest 2022” përmes vizitave studimore, samiteve, diskutimeve, ligjëratave tematike, si dhe punëtorive të ndryshme ka filluar aktivitetin për edicionin e sivjetshëm të saj.

 

Pjesëmarrës në aktivitetet e mbajtura në këtë akademi ishin: përfaqësuesja nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Lumnije Geci, përfaqësuesi nga Shoqata e Promovimit të Turizmit Malor, Skender Thaqi, përfaqesuesja nga donatorët Swisscontact, Blerina Batusha Xërxa, përfaqësues nga sektori privat, studentë të UBT-së dhe universiteteve të tjera, si dhe profesorë dhe ekspertë të fushës së turizmin.

 

Në punëtorinë e mbajtur në kuadër të kësaj akademie, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon, për aspektin legjislativ, për infrastrukturën, promovimin, kontributin e sektorit privat, kontributin e akademisë, si dhe për mungesën e burimeve njerëzore në këtë sektor.

 

Ndër të tjera, u zhvilluan edhe disa vizita studimore në komunën e Pejës, duke parë nga afër zhvillimin e turizmit në komunën e Pejës, atraksionet turistike Liqenatin, qershinë, kullat, si dhe fshatin Stankaj, në Rugovë.