Zgjedh të jesh një nga studentët që studion në programin Studime të Sigurisë në UBT

14/09/2021

Programi më i mirë në vend dhe më i miri i këtij lloji që ndërlidhet me fushën e sigurisë, e ka zhvilluar në bashkëpunim me universitete prestigjioze UBT.

 

Programi Studime të Sigurisë është programi i vetëm në rajonin e Ballkanit, i cili studentëve u ofron njohuri të gjera për fushën e institucioneve të sigurisë, akterët e sigurisë, si dhe për rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë.

 

Ky program studimi iu përgjigjet plotësisht nevojave të tregut për ekspertët e sigurisë, e që studentët do të kenë mundësi të përfitojnë shkathtësi konkrete në analizimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme të sigurisë në nivele të sektorit kombëtar ose specifik, dhe inkurajimin për ofrimin e zgjidhjeve problemore.

 

Me diplomën e UBT-së e cila njihet ndërkombëtarisht, studentët e këtij programi do ta kenë edhe më të lehtë zhvillimin e tyre profesional akademik, falë programit unik dhe profesionistëve e ekspertëve të kësaj fushe që ligjërojnë dhe ofrojnë ekspertizat e tyre profesionale.