Zgjedh më të mirin, duke transferuar studimet në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës në UBT

03/02/2022

Vendi i zhvillimit të talentëve të rinj është UBT!

 

Transfero studimet në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës në UBT, program ky i cili ju ofron një të ardhme të ndritur përmes mësimeve më unike që iu aftësojnë në fushën e mekatronikës.

 

Duke studiuar në programin Menaxhim i Mekatronikës në UBT, ju do të keni mundësi që të aftësoheni dhe të merrni njohuri për të dizajnuar sisteme mekatronike dhe procese, të cilat janë në funksion të plotësimit të nevojave të shoqërisë.

 

Më e mira e gjithë kësaj është fakti se ju do të punoni me ekspertët më të mirë që ka vendi, e të cilët kanë përgatitur studentë të cilët kanë triumfuar në gara ndërkombëtare të robotikës, siç është FIRST Global Challenge.

 

Laboratori më i sofistikuar në vend për mekatronikë është në UBT, ndaj përzgjedhja juaj për të transferuar studimet në Fakultetin Menaxhim i Mekatronikës në UBT, është zgjedhja juaj për të qenë më të mirët.

 

Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!