Zëvendës-shefi i Zyrës Greke në Kosovë, Georgios Kranias vizitoi UBT-në

08/03/2024

Zëvendës-shefi i Zyrës Greke në Kosovë, Georgios Kranias, ka vizituar UBT-në, institucionin lider dhe model në rajon për cilësi, lidership, inovacion.

Zëvendës-shefi Kranias u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ku bashkërisht diskutuan ndër të tjera për bashkëpunimin mes UBT-së dhe universiteteve greke dhe mundësitë e rritjes së këtyre bashkëpunimeve në të ardhmen.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi theksoi se UBT ka krijuar inftastrukturë me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, infrastrukturë që është e krahasueshme me atë të universiteteve prestigjioze botërore.