VIRTUALIZATION BASED DELIVERY SERVICES – UBT INNOVATIONS

15/03/2022

Në inovacionin e njëzetekatër UBT Kosovës i solli diçka unike, duke digjitalizuar një sistem të tërë të shërbimeve në distancë.

 

Përmes Virtualization based Delivery Services, UBT ka sjell qendrën e parë të shërbimit plotësisht në distancë, përmes teknologjive më të sofistikuara të kohës, në shërbim të stafit, studentëve dhe gjithë shoqërisë.

 

Ky inovacion parasheh shumë elemente interesante duke përfshirë edhe muzeun virtual i cili është i bazuar tërësisht në sistemin digjital dhe përmban imazhe digjitale, dokumente tekstuale, si dhe të dhëna të tjera me kontekst historik, shkencor dhe kulturor.

 

Galeria virtuale është një nga aspektet tjera që është i përfshirë në këtë inovacion e që përmban elemente nga fusha të ndryshme të studimit, nga ku studentët mund të eksplorojnë në secilën hapësirë ku ata shfaqin interes, teksa përmes bibliotekës virtuale studentët do të kenë në dispozicion mijëra tituj librash, falë ndërlidhjes me tri bibliotekat më të njohura elektronike: EBSCO, SAGE Journals dhe J-Store.

 

Qyteti virtual është një aspekt interesant i zhvillimit të globalizimit, meqë rast UBT ka sjell një bazë unike të qyteteve në teknologji, e ku gjithçka është e ndërlidhur me sisteme moderne teknologjike, teksa përmes këtyre teknologjive të reja UBT në kuadër të këtij inovacioni ka sjell edhe turizmin virtual, me softuer të specializuar dhe me platformën unike të teknologjisë – Virtual Reality (VR), në mënyrë që të kapen destinacione turistike në formë të përgjithshme nga distanca.

 

#THISISUBT #30INNOVATIONS