Vijoni Shkollën Profesionale të Gjuhës Angleze në UBT, përfito certifikatë të njohur nga AKK

15/11/2019

UBT ka të akredituar Shkollën Profesionale të Gjuhëve të Huaja, shkollë që u mundëson studentëve të vet dhe të interesuarve tjerë të përmirësojnë aftësitë komunikuese të gjuhëve nga niveli fillestar A1, deri tek niveli i avancuar C2.

 

Tashmë kanë filluar të formohen grupet për Shkollën Profesionale të Gjuhës Angleze, ku kandidatët përveç njohurive, do të marrin certifikatë që njihet në nivel vendi nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), dhe në arenën ndërkombëtare, ku njëherësh vlen për regjistrim të studimeve në nivelin master dhe doktoratë.

 

Për regjistrim në këtë shkollë mund të aplikoni online në linkun: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfa1Y1x-KcL5RHo-i6Xaq6LVYIkCjes9m7gKAJeaVE0seNdNg/viewform, ndërkaq për informata shtesë, mund të paraqiteni në zyrën A101 në objektin e UBT-së në Prishtinë, ose të kontaktoni përmes email-it: [email protected] dhe numrit: 044100463.

 

Kursin e gjuhës angleze kandidatët mund ta vijojnë në qendrat e UBT-së, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Pejë.