Vdes profesori Agni Aliu, rektori Hajrizi ngushëllon familjen

10/08/2020

Është ndarë nga jetë profesori në UBT, Agni Aliu, njëri prej ligjëruesve që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë në Kosovë.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Aliu, ku ndër tjerash theksoi se vdekja e profesorit Agni Aliu është një humbje e madhe për studentët.

 

“UBT, studentët dhe kolegët do ta kujtojnë përherë veprën, afërsinë, profesionalizmin dhe respektin, të cilin ai e kishte për çdo njeri. Profesori Aliu i mësoi dhe edukoi studentët profesionalisht, të cilët do ta ndjekin rrugën e tij dhe të bëhen shembull për gjeneratat e ardhshme. Në emër të UBT-së dhe në emër timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Aliu.

 

Profesori Agni Aliu është autor i shumë teksteve, punimeve shkencore dhe hulumtimeve të botuara në revista shkencore vendore dhe ndërkombëtare.