Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për studentët e doktoratës në ngjarjen Stand-Up Scientist

05/03/2020

Vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Stand-Up Scientist, ngjarje shkencore që mundëson komunikim mes studentëve që janë në studimet e doktoratës, me qëllim që ata përfitojnë edhe eksperienca në të folurit në publik.

Konkretisht, kjo iniciativë u ofron studentëve që janë në studimet e doktoratës brenda dhe jashtë vendit, të prezantojnë temën e tyre të diplomës në formën më argëtuese se sa jemi mësuar të shohim zakonisht.

 

Kjo ngjarje është përkrahur në çdo aspekt nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, teksa është organizuar nga ish-studentja e UBT-së, Ferdiana Hoti, ku do të mbahet në muajin korrik në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ndërkaq aplikimi mbetet i hapur deri në fund të muajit mars.

 

Gjashtë hulumtimet që do të prezantohen në ngjarjen Stand-Up Scientist, automatikisht do të prezantohen edhe në Akademinë Ndërkombëtare Verore të UBT-së.

 

Për t’u bërë pjesë e kësaj ngjarje, kandidatët duhet të dërgojnë abstraktet në email-in: [email protected].

Për më shumë detaje klikoni faqen e Stand-up Scientist: https://www.facebook.com/standupscientist/?modal=admin_todo_tour