Vazhdon regjistrimi për vitin e ri akademik 2020/21

20/11/2020
Njoftojmë të gjithë të interesuarit se regjistrimi për vitin akademik 2020/21 vazhdon në të dy nivelet e studimit.
Me vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nr. 01B-133 të datës 19.11.2020, është shtyer afati i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2020/21.
Për nivelin bachelor, afati i regjistrimit zgjat deri më 27 nëntor 2020, ndërkaq për atë master afati për regjistrim të studentëve zgjat deri më 30 nëntor 2020.
Numri i studentëve të pranuar është i limituar. APLIKO dhe REGJISTROHU TANI: https://apliko.ubt-uni.net/
Zgjedh më të mirin që të bëhesh më i miri!