Vazhdon konkursi në kuadër të projektit UBT dhe UNESCO kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës për të gjithë të rinjtë e Kosovës

28/01/2021

Dita Ndërkombëtare e Dritës është një iniciativë globale që siguron fokus dhe i jep rëndësi dritës dhe rolit të saj në jetën e qytetarëve si në shkencë, mjekësi, komunikim dhe energji, poashtu edhe në fushën e kulturës, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Njëra ndër qëllimet kryesore për shënimin e kësaj dite është krijimi i mundësisë për pjesëmarrje nga sektorë të ndryshëm ku mundësohet ngritja e vetëdijes në shkencë, teknologji, art dhe kulturë, arsim, barazi dhe paqe.

 

Me qëllim të afirmimit të temës së Dritës edhe në Kosovë dhe rajon, UBT si lider në afirmimin e shkencës, teknologjisë dhe kulturës në Kosovë, ka krijuar bashkëpunim dhe ka organizuar një konkurs për katër fusha: Dizajn industrial të produkteve, Pikturë, Skulpturë dhe Fotografi.

 

Të gjitha këto aktivitete evidentohen dhe regjistrohen nga ana e UNESCO dhe bëhen publike në një rrjet global.

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë studentët e Kosovës.

Shpërblimet për studentët të cilët do të zgjedhën fitues janë:

–  Vendi i parë – 100 euro dhe Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikture, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

–  Vendi i dytë – 50 euro dhe Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikture, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

–  Vendi i tretë – Ekspozitë, për secilën kategori nga një fitues (Pikture, Fotografi, Skulpturë, Produkt)

Kjo do të ju ndihmoj pjesëmarrësve në zhvillimin e shpirtit garues, ngritjen e aftësive profesionale dhe afirmimin ndërkombëtarë pasi që punimet më të mira do të prezantohen në web faqen e International Day of Lighting, ku artistët të njohur nga mbarë bota do të jenë prezent.

Afati i konkurimit për të gjitha kategoritë është deri me datën 15 shkurt 2021.

Aplikantët punimet mund t’i dërgojnë në emailin: [email protected] dhe [email protected]

 

Detajet për punime:

 

 

Fotografi:

– Aspekti kompozicional i fotografisë;

– Përfshirja e të paktën dy rregullave të kompozimit të fotografisë;

– Manipulimi i ekspozimit ndaj dritës-nga Zhanret Abstrakt ose Surreal;

– Një përshkrim i konceptit të realizimit të fotografisë;

– Fotografitë duhet të dërgohen vetëm në mënyrë elektronike në formatin JPG dhe RAW;

 

Dizajni Industrial:

  • Projektimi i një llambe funksionale;

 

  • Caktimi i target grupit;

 

– Përkufizimi i problemit;

 

– Hulumtimi për treg;

 

– Përgjigje për problemet;

 

– Vizatime konceptuale;

 

– Vizatime Teknike dhe Rendera;

 

– Ese për rëndësinë e dritës në jetën tonë të përditshme;

 

– Proto-Tipi duhet të fizik / 1: 1;

 

– Vizatimet teknike duhet të jenë të gjitha me dimensione 1: 3, në postera të formatit A2;

 

– Renderimi duhet të jetë në një poster A2;

 

– Eseja duhet të dërgohet në word ose PDF në formatin A4;

 

– Duhen dorëzuar tre postera A2 si JPG ose PDF;

 

 

Pikturë:

 

– Një përshkrim i shkurtër i konceptit tuaj i përbërë nga 500 fjalë;

 

– Puna juaj duhet të jetë një pikturë (jo digjitale);

 

– Piktura duhet t’i përgjigjet temës së konkursit;

5

– Puna juaj duhet të jetë origjinale;

 

– Autori i punës duhet të jetë student;

 

 

Skulptura:

 

– Një koncept i shkurtër i përbërë nga 500 fjalë;

 

– Skulptura duhet të jetë 40 x 80 cm (opsionale nëse është e nevojshme);

 

– 4 foto të vendndodhjes ku mendoni se Skulptura mund të vendoset;

 

– Materialet e Skulpturës (materialet duhet të përshtaten me idenë e konceptit);

 

– Skulptura duhet të reprezantoj temën e konceptit.