Vazhdon bashkëpunimi UBT- MFSK

08/10/2010

UBT, vazhdoi bashkëpunimin me Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Në organizim të Departamentit Civilo-Ushtarak,  në Kosovë.

Momedrandumin e nënshkruan presidenti i UBT-së, Prof . Dr. Edmond Hajrizi dhe  në emër të Ministrisë së FSK-së, memorandumin e mirëkuptimit e ka nënshkruar Sekretari Përgjithshëm z. Shkëlzen Syla,
Qëllimi i Memorandumit të mirëkuptimit është bashkëpunimi në mes të këtyre institucioneve, UBT –së dhe MFSK-së, të cilat do t’i mbështetin reciprokisht aktivitetet për realizimin e misioneve të tyre, të bazuara në politikat e Ministrisë së FSK-së dhe të Kolegjeve të Kosovës.

Në bazë të këtij memorandumi mirëkuptimi, MFSK-ja do të angazhoj personelin e saj, në fushat për të cilat palët nënshkruese ranë dakord, ndërsa UBT-ja do të ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të MFSK-së dhe FSK-së, me programet arsimore.
 
Gjithashtu UBT  do ta mbështes në vazhdimësi MFSK-në, me stafin e saj akademik, në hartimin e programeve strategjike, në mbajtjen e ligjëratave të kohëpaskohshme për temat e caktuara, si dhe aftësimit profesional të kuadrove të MFSK-së, përmes programeve të studimeve Baçeler dhe Master. Drejtimet në të cilat mund të përfitojnë më së shumti pjesëtarët e MFSK-së, janë: Ekonomi Biznesi-Tregti e Jashtme, Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Juridik, Marrëdhënie Juridike Ndërkombëtare, Menaxhment, Banka-Financa dhe Kontabilitet, Psikologji, Sociologji, Shkenca Politike dhe Administratë Publike, Kriminalistikë, Juridik-Civil, Juridik-Penal, Emergjencë, Shkenca të Sigurisë, e të tjera.

Memorandumi i bashkëpunimit hynë në fuqi, në ditën e nënshkrimit nga palët nënshkruese.