UBT renditet institucioni privat më i mirë në hapësirën akademike shqipfolëse

24/07/2026

UBT ka arritur një rezultat të rëndësishëm në renditjen Webometrics Ranking of World Universities për muajin korrik 2026, duke u renditur në vendin e 4,442-të në mesin e më shumë se 32,000 institucioneve të arsimit të lartë në mbarë botën.

UBT është i vetmi institucion nga Kosova i përfshirë në raportin e publikuar, renditet i dyti ndër universitetet e hapësirës akademike shqipfolëse, si dhe mban pozitën e universitetit privat më të mirë në këtë hapësirë.

Ky rezultat pasqyron progresin e vazhdueshëm të UBT-së në kërkimin shkencor, inovacion, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe praninë digjitale akademike, duke forcuar njëkohësisht pozitën e institucionit si një nga përfaqësuesit kryesorë të arsimit të lartë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

UBT vazhdon të vendosë standarde të reja për arsimin e lartë privat, në nivel lokal, rajonal dhe global.

Burimi: Webometrics