Vazhdon bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

26/12/2013

Tiranë, 26 dhjetor 2013 – Përpos konferencave, projekteve hulumtuese të përbashkëta UBT që ka me Universitetin e Tiranës, gjatë këtyre ditëve është thelluar edhe me tej bashkëpunimi mes dy institucioneve si në ligjërata, në vlerësime, etj, kështu që president i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ishte pjesëmarrës në jurinë e ngritur nga Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Ekonomisë në Universiteti i Tiranës, për mbrojtjen e temës së doktoratës nga fusha e cekur të kandidatit z. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, me temën “ Roli i Sistemeve të Informacionit në ekonominë e tregut të vendeve në tranzicion, probleme dhe sfida të epokës bashkëkohore” me udhëheqës (mentor) prof. dr. Kozeta Sevrani. 

 

Juria përbehej nga:  prof. dr. Dhori Kule, rektor i UT, akademik Gudar Beqiraj, nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, president i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, prof. asoc. dr. Nevila Baci, Departamenti MSIZ, Fakulteti i Ekonomisë, prof. asoc. dr. Rovena Bahiti, Departamenti MSIZ, Fakulteti i Ekonomisë.