Vazhdon aplikimi i studentëve në Farmaci, provimi pranues mbahet më 14 tetor

12/10/2020

Ka mbetur edhe pak kohë për t’u regjistruar në Fakultetin e Farmacisë në UBT, në programin më të kompletuar të studimit në rajon, që posedon laboratorët dhe pajisjet më të sofistikuara të kohës.

 

Afati i fundit për aplikim në këtë fakultet është data 13 tetor 2020, ndërkaq provimi pranues mbahet më 14 tetor 2020, me fillim nga ora 10:00.

 

Dokumentet e nevojshme janë:

  • Diploma e shkollës së mesme,
  • Dëftesat e klasës 10,11,12, (13- aty ku aplikohet)
  • Certifikata e pikëve të testit të maturës
  • Certifikata/Ekstrakti i lindjes, dhe
  • Kopja e letërnjoftimit

 

Studentët në këtë program studimi do të përfitojnë njohuri që janë të barasvlershme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës, teksa studentët kualifikohen dhe do të kenë një karrierë profesionale.

 

Partnerët ndërkombëtarë të këtij fakulteti janë: University of North Florida, në SHBA, Donau – Universitat, në Austri, Erasmus+, Pazmany Peter Catholic University, në Hungari, Corvinus University of Budapest.