Vazhdon aktiviteti në “UBT Summer of Code”

26/08/2016

Gjatë kësaj jave, ka vazhduar aktiviteti më i madh në fushën e Teknologjisë Informative për maturantë “UBT Summer of Code”, i realizuar nga Fakulteti i Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinierisë.


Pjesëmarrësit janë duke punuar në fushën e instalimit, funksionalizimit, dhe administrimit të rrjetave kompjuterike. Ata kanë arritur të mësojnë mënyrën praktike të lidhjes së kabllove,  ndërlidhjen e tyre me kompjuter, tipet e kabllimit, që përdoren në rrjeta kompjuterike, si dhe lidhjen e tyre me pajisjet kompjuterikt,, respektivisht pajisjet e rrjetave kompjuterike, siç janë: SWITCH dhe Router.


Të gjitha ushtrimet janë duke u zhvilluar në bazë të standardeve ndërkombëtare, dhe të cilat, shpjegohen në kurrikulet e rrjetave kompjuterike në kuadër të programit të “Cisco Networking Academy”, pjesë e të cilit është edhe kolegji UBT.


“UBT Summer of Code” organizohet për maturantët e vendit tonë, ndërsa do të zgjat deri më 15 shtator të këtij viti.

 

 Ligjëratat po mbahen në qendrat e Kolegjit UBT në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren.