Vazhdon aktiviteti i ANV-së në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive

07/07/2021

Ka vazhduar aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive me tema me interes të veçantë për fushën e patundshmërisë dhe menaxhimit të tyre.

 

Fillimisht, profesori i UBT-së, dr. Hazer Dana, foli rreth mënyrës së regjistrimit të paluajtshmërisë në Sistemin Informativ të Tokave të Kosovës, duke treguar në detaje për procedurat dhe mënyrat se si bëhet ky regjistrim.

 

Dr. Islam Hasani ka vazhduar diskutimin rreth përgatitjes së fizibilitetit për investime në patundshmëri, teksa profesori i UBT-së, dr. Hazer Dana, ka ligjëruar për studentët pjesëmarrës rreth infrastrukturës së qëndrueshme që është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme te menaxhimi i patundshmërive.