Vazhdon aktivitetet Akademia Verore e psikologjisë, me temën “Rezilienca njerëzore përballë vështirësive: Tejkalimi i efekteve të pandemisë COVID-19”

15/07/2020

Në ditën e dytë të Akademisë Verore të psikologjisë, organizuar nga Qendra Këshilluese për Studentë, në pjesën e parë profesoresha Denis Celcima përmes një ligjërate interaktive njoftoi pjesëmarrësit rreth faktorëve që rrezikojnë reziliencën gjatë përballjes me pandemitë, siç janë humbja e sigurisë dhe izolimi social.

 

Në pjesën e dytë, përmes prezantimit të Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni Duraku nga Departmenti i psikologjisë të Universitetit të Prishtinës, pjesëmarrësit patën rastin të kuptojnë rreth gjetjeve të studimeve të ndryshme që ajo me kolegët e saj kanë realizuar, për efektet e pandemisë në arsim. Profesoresha Duraku-Hyseni u fokusua gjerësisht tek nevoja për përshtatje në metodat e mësimit nga distanca në të gjitha nivelet e arsimit Kosovar, të cilat kanë ndikuar në forma të ndryshme tek mësimdhënësit, prindërit, nxënësit, studentët, si dhe tek fëmijët me nevoja të veçanta.

 

Dita e tretë e Akademisë Verorë të psikologjisë filloi me ligjëratën interaktive të profesoreshës Denis Celcima e cila diskutoi gjerësisht rreth faktorëve mbrojtës të reziliencës, të cilët na mundësojnë përballimin e vështirësive dhe një përshtatje më të lehtë ndaj ndryshimeve, qofshin ato edhe të pakëndshme apo të papritura.

 

Dita e tretë e Akademisë Verore të psikologjisë përfundoi me webinarin (workshopin) e udhëhequr nga profesoresha Vjollca Pllana, e cila njëkohësisht është edhe psikologe këshilluese në Qendrës Këshilluese për Studentë në UBT. Përmes aktivitetetëve vetë-reflektuese dhe duke ndarë përvoja me njëri-tjetrin në formën e përkrahjes grupore, pjesëmarrësit patën mundësi edhe të përfitojnë këshilla profesionale e praktike se si mund të ngrisin reziliencën për t’ia dalë me ndryshimet madhore jetësore, siç janë ato të shkaktuara nga pandemia.

Akademia Verore e psikologjisë do të vazhdojë me aktivitetet e parapara edhe për 2 ditët e ardhshme nga ora 10:00-13:00.