“University of Northern Iowa” publikon artikull rreth bashkëpunimit me UBT-në

08/08/2022

“University of Northern Iowa”, ka publikuar një artikull rreth partneritetit që ka krijuar ky universitet gjatë muajit korrik me UBT-në, ku kanë forcuar lidhjen e bashkëpunimit me Kosovën, duke iu mundësuar kështu studentëve të fitojnë diploma bachelor duke studiuar dy vite në UBT dhe dy të tjera në “University of Northern Iowa”.

 

“UBT është shumë largpamëse. Ata janë jashtëzakonisht të lidhur me inovacionin dhe teknologjinë. Ndaj si institucion po bëjnë kërkime në fusha që na tejkalojnë dhe ne. Megjithatë, në përgjithësi, ka shumë sinergji midis dy institucioneve për çka dhe jam shumë e emocionuar për këtë bashkëpunim” ka thënë Mary Connerley, dekane e asocuar dhe drejtoreshë e programeve ndërdisiplinore në “University of Iowa”.

 

Bordi drejtues i këtij universiteti është shprehur se popullit dhe të rinjve në Kosovë, përmes këtij partneriteti po iu hapen mundësi të reja për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre.

 

“Njerëzit janë të emocionuar për këtë, sepse ata e dinë nëse studentët janë në gjendje të vijnë dhe të marrin një diplomë në SHBA dhe të kenë përvojën e studimit këtu, ata mund të kthehen në Kosovë dhe të kontribuojnë vërtet në shoqërinë atje”, ka thënë Kristi Marchesani, drejtoreshë e rekrutimit dhe pranimeve ndërkombëtare në “University of Northern Iowa”.

 

Partneriteti i UBT-së në Kosovë dhe Kolegjit të Biznesit të “University of Northern Iowa” dhe Departamentit të Inxhinierisë së Aplikuar dhe Menaxhimit Teknik (AETM) në “University of Northern Iowa”, do t’i mundësojë studentëve përfitimin e një diplome të dyfishtë, bursa studimi, shkëmbim të përvojave studentore, si dhe benefite të tjera të cilat do t’iu ndihmojnë në përmirësimin dhe përforcimin e njohurive të reja.

 

Të bashkëngjitur mund të gjeni artikullin e plotë të publikuar nga University of Northern Iowa: UNI strengthens Kosovo connection with two new 2+2 partnerships