Universiteti i Varshavës fton studentët e nivelit master të UBT-së që të marrin pjesë në programin e moduleve të shkurtëra

23/09/2021

Universiteti i Varshavës fton të gjithë studentët master të UBT-së, që vijnë nga drejtimet e Shkencave Shoqërore, si dhe studiuesit e rinj, që të marrin pjesë në programin e moduleve të shkurtëra të titulluar: “Sociologjia e Elitave: Metoda dhe Raste Studimore”.

 

Pjesëmarrja është pa pagesë dhe zhvillohet në formën online në periudhën 30 shtator – 15 tetor 2021, dy herë në javë, dhe gjuha që do të mbahen modulet është ajo angleze.

 

Forma e aplikimit është e thjeshtë, duke dërguar një CV tuajën, një letër rekomandimi nga mbikëqyrësi ose mentori juaj, si dhe një përshkrim të shkurtër (një faqe) të përvojës suaj hulumtuese në këtë email: [email protected]

 

Afati i fundit për aplikim është data 24 shtator 2021, teksa ky program është organizuar nga Universiteti i Varshavës, në bashkëpunim me Universitetin Charles në Pragë, Universitetin Sorbonne, si dhe Universitetin e Heidelberg, si pjesë e projektit: “Partneriteti Akademik për Inovacionin në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie”, të financuar nga Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbim Akademik.