UBT zhvillon aktivitete për Ditën e Tokës

24/04/2017

Për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, stafi i UBT-së, në krye me rektorin e këtij institucioni, prof. dr Edmond Hajrizi, kanë mbjellur lule dhe drunj dekorativë në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi u shpreh se është shumë e rëndësishme për secilin njeri që të ndihmojë dhe të ndikojë në përmirësimin e jetës së të gjithë njerëzimit, përmes ruajtjes dhe përkujdesjes ndaj ambientit.


“Toka nuk është vetëm planet, por është edhe shtëpia jonë e madhe, e cila i perket secilit prej nesh, andaj është shumë me rëndësi që ta vlerësojmë dhe të kujdesemi për të në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ai.


Në UBT ekzistojnë disa programe unike studimi, të cilat janë të akredituara dhe përgatisin profesionistë të së ardhmes, për të dhënë ekspertiza, ide e projekte, që ndikojnë në ruajtjen dhe në përmirësimin e cilësisë së ambientit.