UBT zgjeron infrastrukturën, ndërton objekt të ri studimi

21/06/2016

Ndonëse cilësohet si institucion i lartë arsimor me infrastrukturën më bashkëkohore, që lidhet me zhvillimin e shkencës dhe inovacionit, rektori dhe presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka vendosur që t’i shtojë kapacitetet infrastrukturore të UBT-së, krejt më qëllim që, siç është shprehur ai, “të krijojmë kushte sa më të mira për brezat ardhshëm, që zgjedhin të studiojnë në UBT”. Objekti i ri do të ndërtohet në kompleksin e Kampusit Inovativ, në Lipjan.


Aktualisht, studimet në dy nivelet e shkollimit në UBT: Master dhe Bachelor, i ndjekin rreth 10 mijë studentë, ndërsa përbëhet nga një staf akademik prej mbi 400 vetash.


Rektori Hajrizi ka përsëritur qëndrimin se UBT-ja së shpejti do të fillojë edhe me programe të doktoratës, kështu që zgjerimi objekteve krijon kushte më të mira për studiuesit.