UBT zgjeron bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

09/02/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës, për fusha me interes për qytetin e Prishtinës, banorëve të saj, studentëve, si dhe stafit në përgjithësi.


Në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për mundësinë për kryerjen e praktikës së studentëve të UBT-së në Komunën e Prishtinës, bashkëpunimi në projekte hulumtuese si dhe në analiza etj.


Rektori Hajrizi tha se takimet e tilla janë tejet të rëndësishme kur bisedohet për mundësitë e përmirësimit të jetës së banorëve të kryeqytetit.


“Është një hap pozitiv kur institucionet udhëheqëse bëhen bashkë me ato arsimore, për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë”, theksoi ndër të tjera dr.Hajrizi.

UBT ka bashkëpunim me një numër të madh të komunave të Kosovës, në realizimin e projekteve të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, duke angazhuar në këto projekte ekspertët më të mirë të fushave përkatëse.