UBT vendos bashkëpunim me Universitetin Sllovak për Teknologji, me seli në Bratisllavë

03/12/2015

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, gjatë vizitës së tij në Sllovaki, ka zhvilluar një varg takimesh me përfaqësues institucionesh akademike, me qëllim vendosjen e bashkëpunimit.

 

Kështu, ai është takuar me drejtuesit e Universitetit Sllovak për Teknologji, me seli në Bratisllavë, me të cilët ka diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, në mobilitet dhe në zhvillim.

 

 

Këto projekte dhe ky bashkëpunim, i mbështetur në kuadër të Programit CEEPUS, pjesë e të cilit janë të dy institucionet akademike, do të shtrihen gjerësisht në një varg angazhimesh të përbashkëta, nga të cilat do të përfitojnë studentët dhe stafi i UBT-së.