UBT, vend pune për qindra studentë të vet

19/12/2018

Mbi 100 studentë e ish-studentë, të cilët dikur erdhën në UBT për të përfunduar studimet, sot janë pjesë e stafit akademik e administrativ të institucionit, duke dhënë kontribut tejet të çmuar në ndërtimin e gjeneratave të reja, që brenda pak vitesh do të bëhen pjesë e fuqisë intelektuale të UBT-së dhe Kosovës.

 

Për të kthyer vendin tonë në një qendër studimi të krahasueshëm me qendrat më të mira për studime në botë, UBT ka mbledhur stafin akademik më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët kanë krijuar kuadro tejet të përgatitura profesionalisht, që sot po kontribuojnë në rritjen e UBT-së dhe në zhvillimin e vendit tonë.

 

Kuadri i ri i të punësuarve dhe praktikantëve të angazhuar në UBT, janë të orientuar kryesisht në zhvillimin e fushave të reja dhe në sjelljen e inovacioneve, si dhe veçanërisht, janë fokusuar në prurje të reja shkencore, në bashkëpunim me profesorët e UBT-së me përvojë shumëvjeçare.

 

Përpos punësimit, UBT ndihmon dhe motivon stafin në të gjitha mënyrat për ngritje në grada akademike, për këtë arsye, shumë anëtarë të stafit në çdo vit kalojnë ose përfundojnë një nivel më të lartë akademik, ku një numër i madh i tyre përkrahen nga ana e institucionit në studimet e tyre të doktoratës nëpër universitete evropiane dhe amerikane. Po ashtu, stafi përkrahet edhe për ndjekje të trajnimeve, pastaj bëhen pjesë e proceseve të certifikimit, mobiliteteve, shkëmbimeve, si dhe angazhohen si profesorë vizitorë nëpër universitete të njohura botërore.