UBT vazhdon të jetë një rrugëtim i suksesit për shumë të rinj

30/06/2020

Qindra studentë të diplomuar të UBT-së sistemohen në vende pune pas mbarimit të studimeve, duke përvetësuar kështu shkathtësitë e tyre. E tillë është studentja Venera Musliu, e cila aktualisht është në përfundim të vitit të tretë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.

 

Musliu ka filluar së fundmi praktikën në Komunën e Gjilanit, prej edhe nga ajo ka prejardhjen. Përkatësisht, studentja absolvente po ndjek praktikën në profesionin e saj si arkitekte e ardhshme, në divizionin për urbanizëm të kësaj komune. “Jam shumë e lumtur që më është dhënë kjo mundësi për përvetësimin e profesionit tim si arkitekte, pas mbarimit të studimeve tri vjeçare”, thotë Venera