UBT vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e FSK-së për zhvillimin e kuadrove të kësaj force

28/07/2015

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi priti në një takim takim pune Sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shkëlzen Sylaj me bashkëpunëtorë.

 

UBT dhe Ministria e FSK-së kanë një bashkëpunim shumëvjeçar, rrjedha e të cilit është diskutuar në takimin e rektorit Hajrizi me sekretarin Sylaj.

 

Sekretari Sylaj konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit për ngritjen e kuadrove në nivel akademik edhe për vitin 2015/2016.

 

Ndërsa Rektori konfirmoi ofrimin e bursave për këto kuadro edhe për këtë vit, siç ka qenë edhe në të kaluarën.

 

Ata gjithashtu diskutuan për një varg projektesh në të cilat ky bashkëpunim do të zhvillohet në të ardhmen.