UBT uron të rinjtë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

12/08/2021

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, UBT uron të gjithë të rinjtë për sukseset, idetë, kreativitetin dhe rolin e madh që kanë në shoqëri.

 

Duke marrë parasysh këtë, UBT për 20 vite ka investuar për një të ardhme më të mirë, për një rini të shëndoshë, duke u siguruar kushte infrastrukturore për studime cilësore, duke sjellur teknologjitë e fundit për të ndjekur mësimet me kurrikula moderne, si dhe duke bashkuar të rinjtë në kauza për të drejtat e tyre.

 

E ardhmja është në duart e të rinjve tanë, ndaj edhe shkollimi i tyre i duhur është i lidhur ngushtë me rrugën drejt suksesit, duke bërë që UBT t’iu sigurojë atyre kuadrot më profesionale të profesorëve dhe ekspertëve të shumë fushave të studimit në gjithë vendin dhe Evropën Juglindore.

 

E ardhmja është e të rinjve tanë dhe UBT sheh nga e ardhmja!