UBT uron të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit

27/11/2020

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që e drejton dhe në emër të stafit e studentëve, uron të gjithë shqiptarët me rastin rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

 

“Festa e 28 nëntorit është një festë me vlera të larta për të gjithë shqiptarët, që ndër tjerash na bën të ndihemi të bashkuar, në vlerat tona të përbashkëta që kemi si komb.

Kjo ditë simbolizon sakrificë, krenari e kontribut të jashtëzakonshëm ndër breza, që ne si popull na mbanë të bashkuar, për të vazhduar atë që e nisën brezat e mëparshëm, me zhvillim, shkencë e dije, për të ngritur lartë vlerat tona të një rrënje shqipe, që shumë herë i tregoi botës se sa i lashtë është populli ynë.

E kaluara historike e popullit tonë, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja, për të punuar fort në ngritjen e vlerave kombëtare, prosperitetit të shtetit, zhvillimit të shkencës, kulturës e sportit, e fushave të tjera, në mënyrë që paraardhësit tanë të ndjehen krenarë me ne, ashtu siç ne sot, po ndjehemi krenarë me ta”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi