UBT uron të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

13/04/2021

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi, të gjithë besimtarëve myslimanë u ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, duke thënë se ky muaj është muaj i solidaritetit, humanizmit dhe respektit.

 

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, në emrin tim personal dhe të stafit akademik e administrativ të UBT-së, u uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, muaj ky i bekuar i cili ngjall ndjenjën e solidaritetit, respektit, humanizmit e tolerancës me njëri-tjetrin. Ky muaj është muaj i cili shërben për ndërgjegjësimin e secilit prej nesh që t’u shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë, duke përçuar mesazhin për paqe dhe dashuri vëllazërore”, ka thënë ndër tjerash, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, duke u uruar gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar.