UBT uron të gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit

27/11/2017

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, në emër të institucionit që e drejton dhe në emër të stafit e studentëve, uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Flamurit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“28 Nëntori është festa më e vlefshme kombëtare për të gjithë shqiptarët sepse përveç që e dha përgjithmonë vulën e pavarësimit dhe ruajtjes së identitetit shqiptar, sot e asaj dite shërben edhe si pikë referuese për një bashkim shpirtëror ndërmjet të gjithë shqiptarëve që janë të ndarë nëpër kufij të ndryshëm shtetëror.

Ndonëse jemi duke jetuar nëpër shtete të ndryshme, asnjëherë nuk duhet harruar rrënjët tona, të kaluarën dhe sakrificat që dolën prej saj, andaj sot e përgjithmonë, secili prej nesh në mënyrën e vet, duhet të jap kontribut që kombi jonë të vazhdojë të prosperojë dhe gjeneratat e reja të kenë një jetë më të mirë dhe një arsye të fortë për t’u ndjerë krenarë për paraardhësit e tyre, ashtu siç ndjehemi edhe ne për tanët”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.