UBT uron shqiptarët për festën e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

28/11/2021
Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në emër të institucionit që ai drejton, stafit dhe studentëve, iu ka uruar 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij, rektori Hajrizi ka thënë se 28 Nëntori është një festë e cila simbolizon shumë aspekte të sakrificës për pavarësi, liri dhe demokraci.
“Kjo festë është një nga festat që na bën të reflektojmë për vlerat e larta që kemi si komb shqiptar, të unifikuar në qëllimet tona të përbashkëta si popull. Në këtë ditë, që përballë na shfaqet një flamur që në brendi ka madhështinë e tij, na bën të reflektojmë në angazhimin e gjithsecilit prej nesh në ngritjen e vlerave të popullit shqiptar, duke e përfaqësuar denjësisht kudo në rruzullin tokësor”, ka thënë rektori Hajrizi.