UBT uron shqiptarët për 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

12/06/2020

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në emër të studentëve dhe stafit të institucionit, uron të gjithë qytetarët e Kosovës për nder të 21-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

 

“Kujtojmë dhe nderojmë para së gjithash gjithë ata që dhanë jetën e tyre në mënyrë që, ne, sot të festojmë këtë ditë. Gjithashtu shprehim mirënjohje për mbështetësit ndërkombëtarë në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.


Sot, ne e nderojmë sakrificën për të krijuar Republikën e Kosovës, përmes zotimit tonë që të avancojmë dhe fuqizojmë edhe më tutje vendin tonë përmes arsimit e shkencës, që të jemi anëtar krenar të familjes Euro-Atlantike”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.
#NeeduamKosovën
#ËshtëradhaimepërKosovën