UBT uron shqiptarët për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

17/02/2020

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, në emër të studentëve dhe stafit të institucionit, uron të gjithë  qytetarët e Kosovës për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

“Ndërsa festojmë këtë 12 vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës, duhet të kujtojmë dhe nderojmë para së gjithash ata që dhanë jetën e tyre në mënyrë që, ne, të kemi liri. Ata vendosën themelin për shtetin tonë dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.

 

Ne gjithashtu duhet të kujtojmë pse u përpoqëm për një shtet që është i bazuar në vlerat e demokracisë dhe lirisë. Kjo sepse ne kemi nevojë për një shoqëri që u jep mundësi të gjithëve që të zhvillojnë potencialin e tyre, dhe në këtë kontekst arsimi duhet të jetë shtylla e shtetit tonë.

 

Pra, sot ne festojmë edhe për të rinjtë nga Kosova që po na bëjnë krenarë për vendin tonë me arritjet e tyre në fusha të ndryshme. Sot, ne e nderojmë sakrificën për të krijuar Republikën e Kosovës, përmes zotimit tonë që të avancojmë dhe fuqizojmë edhe më tutje  vendin tonë përmes arsimit e shkencës, që të jemi anëtar krenar të familjes Euro-Atlantike”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.