UBT uron presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden

21/01/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ka uruar presidentin e sapoemëruar të 46-të të ShBA-ve, Joe Biden, pas betimit të tij.

 

Ai në emër të institucionit që drejton shprehu urimet më të mira në këto ditë domethënëse për popullin amerikan dhe kosovar.

 

Rektori Hajrizi potencoi se miku i popullit të Kosovës, Biden, në detyrën e tij si president do të punojë edhe për të forcuar partneritetin strategjik Kosovë-ShBA.

 

“Është një kohë historie e shprese, dhe Kosova është gati për një fillim të ri. ‘Kapitull i ri’ i miqësisë dhe bashkëpunimi Kosovë-ShBA, që do krijojë gjithnjë lidhje më të ngushtë midis dy kombe tona të mëdha. Unë uroj presidentin e ri, me bindjen e plotë që ai do të arrijë të fuqizojë demokracinë. Biden është njeriu që historikisht i ka dalë në ndihmë vendit tonë, prandaj presim që bashkë me administratën e tij të punojë në zotime dhe marrëdhëniet e shkëlqyera sikur asnjëherë më parë”, theksoi rektori Hajrizi.