UBT uron për 8 marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

08/03/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, për nder të festës së 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në emër të stafit të UBT-së, ka uruar të gjitha nënat, gratë dhe vajzat për kontributin e vazhdueshëm të tyre që japin për shoqërinë.

 

Rektori Hajrizi ka thënë se UBT gjithmonë ka qenë shembull në mbështetjen e grave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri, duke u krijuar mundësi punësimi dhe ambient pune të barabartë për të dy gjinitë.

 

“UBT tashmë e ka bërë traditë mbështetjen, fuqizimin dhe trajtimin e barabartë të grave në shoqëri, pasi që ato mund të punojnë në pozita të ndryshme udhëheqëse, menaxheriale e koordinuese. Trendi i punësimit të grave e vajzave të reja në UBT vazhdon të rritet, teksa numri i stafit të përgjithshëm të grave të punësuara në UBT shkon në mbi 40%, gjë që e dëshmon më së miri kontributin e grave në shoqëri”, ka thënë rektori Hajrizi.

 

UBT gjithmonë i ka kushtuar rëndësi të madhe angazhimit të gruas në institucion dhe si rezultat i këtij përkushtimi, UBT sot fatmirësisht rezulton të jetë institucioni i parë me numrin më të madh të grave të punësuara në rajon, dhe atë, të gjitha në pozita udhëheqëse.