UBT uron Pashkët Ortodokse
12/04/2026Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks për Pashkët Ortodokse, duke u dëshiruar atyre të kremtojnë këtë festë mes dashurisë, paqes dhe shpresës për ditë më të mira.
“Uroj të gjithë besimtarët ortodoks shqiptarë për Pashkët Ortodokse, duke dëshiruar që të kremtojnë këtë festë me bujari dhe ndjenjë të mirë, duke rritur solidaritetin, dashurinë dhe vlerat njerëzore që kjo festë na mëson”, ka thënë Rektori Hajrizi.