UBT uron Pashkët Katolike

21/04/2019

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, uron të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve Katolike.

 

“Në emrin tim personal dhe të UBT-së, ju uroj festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë që e festojnë këtë festë të shenjtë.

Uroj që në këtë festë të ringjallim brenda vetes virtytet e besimit, mirësisë e dashurisë, duke shtuar respektin ndërmjet njëri-tjetrit.

Kjo ditë feste ngjall besimin dhe shpresën për një të nesërme më të mirë, si dje na e rikujton se sa e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar dhe të përpiqemi për një të ardhme më të mirë”, thuhet mes tjerash në urimin e rektorit Hajrizi.