UBT uron Pashkët Katolike

31/03/2024

Në këtë ditë le të shijojmë momentet e bashkësisë, të përfitojmë nga kënaqësitë e pranverës dhe të përqafojmë shpirtin e shpresës që simbolizon Pashkën.

Në këtë ditë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo festë vë në pah edhe njëherë virtytet e besimit, respektit të ndërsjellë dhe tolerancën fetare që të gjithë besimtarët e kanë zhvilluar ndër vite.

“Në emrin tim personal dhe të institucionit që udhëheq, të gjithë qytetarëve të besimit katolik ju uroj festën e Pashkëve Katolike. Për këtë festë uroj që virtytet më të larta të së mirës dhe respektit t’i gjejmë tek secili prej nesh, duke shpresuar së bashku në paqe dhe në një të ardhme edhe më të mirë”, thuhet në urimin e Rektorit Hajrizi.